jennifer garner prek me nje mesazh simbolik pas humbjes se nenes se ben affleck 6a670f1b29677

Jennifer Garner prek me një mesazh simbolik pas humbjes së nënës së Ben Affleck

July 27, 2026
1 minut lexim

Jennifer Garner u shfaq në Brentwood gjatë fundjavës me një mesazh prekës, vetëm pak javë pasi ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, humbi nënën, Chris Anne Affleck, e cila ndërroi jetë më 2 qershor në moshën 83-vjeçare pas një beteje me kancerin në pankreas.

Aktorja 54-vjeçare u fotografua në një treg fermerësh e veshur me një bluzë të bardhë me mbishkrimin në frëngjisht “Maman Je T’aime”, që do të thotë “Të dua, mami”, një detaj që u interpretua si një homazh i ndjerë në këtë periudhë zie.

Garner, e cila ishte e martuar me Affleck nga viti 2005 deri në vitin 2018, ruajti një marrëdhënie të ngushtë me nënën e aktorit edhe pas divorcit, shkruan DailyMail.

Chris Anne kishte qëndruar pranë Jennifer dhe fëmijëve të saj edhe gjatë periudhës kur Ben po trajtohej në rehabilitim në vitin 2018.

Image

Jennifer Garner

Jennifer dhe Ben janë prindër të tre fëmijëve: Violet, Fin dhe Samuel, ndërsa lidhja e ngushtë mes Garner dhe ish-vjehrrës së saj vazhdoi edhe pas ndarjes së çiftit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky nis nje jave diplomatike me takime ne londer 6a670e528184d
Lajmi i mëparshëm

Zelensky nis një javë diplomatike me takime në Londër

nena e viktimes se rastit panda do ta padis shtetin vuciqi ta tregoje 6a672993bf2f9
Lajmi i radhës

Nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiqi ta tregojë…

Të fundit nga

ShkoLartë