Jeni të lodhur që në mëngjes? Disa këshilla si mund ta nisni ditën mbarë

October 27, 2022
1 minut lexim

Nuk është moment dhe aq i lehtë zgjimi nga gjumi, kur trupi ka rënë në qetësi dhe e ka të vështirë të çohet nga shtrati për të nisur një ditë të ngarkuar. Por ka disa veprime shumë të thjeshta që ndihmojnë për ta nisur ditën mbarë.

Pini ujë sapo zgjoheni në mëngjes, sepse rihidratimi i trupit pas gjumit apo bërja e një dushi mund të tonifikojë lëkurën, por mos harroni që të thaheni mirë para se të dilni dhe pse jo të aplikoni krem për trupin dhe balsam për flokun.

Edhe fytyra ka nevojë për t’u zgjuar, përmes pastrimit me shampo për fytyrën apo një sapuni efikas si dhe një kremi tonifikues. Nëse mundeni një trajtim ideal për të nisur ditën do ishte edhe një serum për lëkurën, me bazë elementë botanikë dhe vitaminë A që zgjojnë lëkurën duke lejuar një aplikim më të lehtë të make up.

Ndërsa për të zhdukur fryrjen dhe ënjtjen rreth syve apo fytyrës, rekomandohet që të kalohet me lehtësi rreth fytyrës një kub akulli.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush e bindi Julka Gramon të marrë pjesë në Dancing With The Stars?

Story i radhës

I shuhet ëndrra Serbisë për një sulm të mundshëm në Kosovë/ Ish-komandanti i UÇK-së jep një paralajmërim!

Të fundit nga

ShkoLartë