“Jemi pranë fundit të luftës”, Zelensky ka gati planin: Do ia prezantoj Harris dhe Trump

min lexim

Në një intervistë për Rai 1 nga Forumi Ambrosetti, Volodymyr Zelensky ka dhënë sinjale se lufta në Ukrainë mund të jetë pranë fundit. “Ne jemi më afër fundit të luftës”, tha lideri i Kievit teksa nënvizoi rëndësinë e takimeve kushtuar rindërtimit, pasi më herët kishte mbyllur një përballje kokë më kokë me kryeministren Giorgia Meloni.

Me konferencat për rindërtimin dhe marrëveshjet konkrete ne forcojmë ekonominë dhe afrojmë fundin e luftës.”

Megjithatë për të arritur qëllimin, presidenti i Ukrainës nënvizoi rëndësinë që Rusia të ndërmarrë hapat e parë dhe të mos kërkojë aneksim terrioresh,

Ne nuk mund të pranojmë ultimatumet për dhënien e 30% të territorit tonë dhe popullit tonë dhe të falim masakrat. Është ai që filloi luftën dhe është ai që duhet të ndërmarrë hapat e parë. Ai duhet të ndalojë bombardimet dhe t’i tregojë botës se dëshiron t’i japë fund luftës, pavarësisht se si e sheh këtë fund”, tha Zelensky, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Përveç dëshirës për ta ndalur luftën dhe bindjes se fundi i saj po afron, Zelensky duket se ka një plan për ta arritur atë. Ai tha se këtë plan do t’ua prezantojë dy kandidatëve për President të SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, por edhe liderit të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Kam përgatitur një plan dhe dua ta ndaj me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, sepse ka disa pika që varen nga Amerika. Shpresoj se do të kem mundësinë t’ia tregoj këtë plan Biden dhe kandidatëve për presidencën amerikane, Harris dhe Trump, dhe të marr reagime prej tyre. Ne duam garanci”, deklaroi Zelensky, citon A2.

Ai la të kuptohet se për momentin është ndarë asnjë detaj nga plani.

“Kontakti i parë do të jetë me Biden. Plani ka të bëjë jo vetëm me armët, por edhe me çështje të rëndësishme globale. Me pak fjalë, po flasim për një paketë konkrete të mbrojtjes. Dhe nëse e kemi atë, do të jetë një pengesë e fortë për Rusinë dhe për ne që të jemi në gjendje t’i japim fund luftës me kushte diplomatike”, nënvizoi lideri ukrainas, përcjell A2. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Vdes një 67-vjeçare në plazhin e Durrësit

Story i radhës

YouTube kufizon aksesin në videot e fitness-it për adoleshentët evropianë, ja shkaku

Të fundit nga