Javën e kaluar janë regjistruar 196 raste me Covid, përmes Termini Im janë regjistruar tetë të vdekur

November 7, 2022
min lexim

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, informoi se gjatë javës së kaluar, nga 3.281 testet e bëra, janë regjistruar 196 raste të reja me Kovid-19, që është ulje prej 14,8 për qind në krahasim me javën e kaluar. Gjatë javës së kaluar, nuk janë regjistruar persona të vdekur. Ndërsa sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, nga 14 shtatori deri më 21 tetor, ishin regjistruar tetë persona të vdekur. Javën e kaluar, janë regjistruar 221 pacientë të shëruar.

Nga 196 rastet e reja, nga Shkupi janë 127, Prilepi – 21, Ohri – 10, Manastiri – 8, Shtipi – 5, Kavadari dhe Koçani – nga 4, Negotina – 3, Kumanova, Strumica dhe Kërçova – nga 2, Tetova, Velesi, Gostivari, Struga, Gjevgjelia, Radovishi, Dibra dhe Makedonski Brodi – nga 1.

Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 1,5 për qind deri 8,2 për qind, mesatarisht 5,7 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (196), janë regjistruar 50 riinfeksione me ulje prej 9,1 për qind në krahasim me javën e kaluar (n=55).

“Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat, me numër më të madh të rasteve të regjistruara në grupmoshën mbi 60 vjet (n=100; 51,0%). Ulje shënohet te të gjitha grupmoshat në krahasim me javën e kaluar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 221 pacientë të shëruar, 5,6 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar (n=234): Shkup – 159, Prilep – 14, Manastir – 8, Shtip dhe Kavadar – nga 5, Kumanovë – 4, Ohër, Kërçovë dhe Koçan – nga 3, Veles, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli dhe Resnjë – nga 2, Kriva Pallankë, Dellçevë, Berovë, Vinicë, Kratovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1.

Gjatë javës së kaluar (31.10 – 06.11.2022) nuk janë regjistruar persona të vdekur. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, janë regjistruar 8 persona të vdekur, nga Shkupi (3), Prilepi (2), Manastiri (1), Ohri (1) dhe Shtipi (1). Të regjistruarit janë të moshës prej 70 deri 95 vjet, ndërsa kanë vdekur në periudhë prej 14.09.2022 deri 21.10.2022. Nga personat e vdekur, 5 kanë ndërruar jetë në kushte spitali dhe 3 në kushte shtëpie.

Javën e kaluar janë testuar 3.281 materiale, me çka shënohet rritje prej 12,5% krahasuar me javën e kaluar (n=2917). Materialet janë testuar në laboratorët: ISHP-329, QSHP Shkup-252, QSHP Manastir-63, QSHP Prilep-49, QSHP Tetovë-34, QSHP Kumanovë-107, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore -0 , laboratori spitalor Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji-4, Instituti i Mikrobiologjisë-200, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)-24, Avicena-41, Biotek-74, Sistina-37, laboratori Labor-17, Sinlab- 19, Remedika-37, Plodnost-6, Genea-25, Nikob Lab-267, VFV Medical-12, Eli Medica Plus-18, Spectra-MM-3, Rapid Lab-11, Zhan Mitrev Strumicë-2, Nova Lab Diagnostics -0 , Ramus-16, GM Lab – 0, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1.634.

Në laboratorin e virusologjisë pranë ISHP gjatë javës së kaluar janë përgatitur 42 mostra të SARS-CoV-2, nga mostrat pozitive të detektuara gjatë muajve shtator dhe tetor nga Velesi, Shkupi, Kavadari, Manastiri, Kërçova, Negotina, Gjevgjelia, Ohri dhe Strumica. Te të gjitha mostrat është detektuar nënlinja BA.5 e llojit Omicron.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.186.573 teste për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 344.342, numri i pacientëve të shëruar është 334.556, i të vdekurve është 9.572, ndërsa numri i rasteve aktive është 214.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër Kovid-19 më 17 shkurt të vitit 2021 e deri më 6 nëntor janë vaksinuar gjithsej 875 849 persona me të paktën njërën dozë të vaksinave kundër KOVID-19 në shtet dhe jashtë vendit. Komplet janë vaksinuar (me dy doza) gjithsej 856 930 persona.

Raporti në hollësi i Institutit të Shëndetit Publik për situatën me Kovid-19 për periudhën prej 31.10.2022 deri 06.11.2022, si dhe gjendja në përgjithësi me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut publikohet në ueb faqen e institutit të Shëndetit Publik. http://iph.mk/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të hyje ASH në qeveri? – Thaçi: Pyeteni Ali Ahmetin

Story i radhës

Vallecano mund Realin, ia bën dhuratë vendin e parë Barcelonës

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë