Java nis me reshje shiu, po si do të jetë moti në bregdet?

1 minut lexim

Java që lamë pas është mbyllur e ngrohtë dhe me temperatura të larta. Por ditët e fundit të gushtit moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, ndonëse nuk do të ndikojë në bregdet për të gjithë ata që ende janë me pushime.

Nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mësohet se gati çdo ditë, vranësirat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash dhe lokalisht do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.

“Era do të fryjë nga jugperëndimi e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë shtrëngatave era përkohësisht e vrullshme. Ditën e martë, erë me rrahje në bregdet, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 3 ballë. Temperaturat do të pësojnë luhatje” – njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Protesta kundër EuroPride në Serbi: Ata mbanin fotografi të liderit çetnik dhe Putin

Story i radhës

Muriqi: Clubb Brugge bëri lojë, ju tregoj të vërtetën e dështimit

Të fundit nga