Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e verës do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si rrjedhoj e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.
Do të ketë shum orë me diell dhe vranësira të pakta, perjashtuar ditën e marte ku vranesirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte per reshje shiu nëpër disa vende.
Temperaturat minimale do tyë lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejteperdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.
Do të fryjë erë e leht dhe lokalisht ie fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperendimit.
Të kujtojm se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt 21.06.2022 në orën 11:13.