Të dielën dhe të hënën do të luhet java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.
Kjo javë nis menjëherë me një ndeshje të fortë në “Egnatia Arena”.
Të dielën në orën 14:00, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin në shtëpi Tiranën. Një ndeshje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Pasditen e të dielës do të luhet edhe ndeshja Vllaznia – Skënderbeu. Në stadiumin “Loro Boriç” në orën 17:00, kuqeblutë presin në shtëpi Skënderbeun dhe do të kërkojnë triumfin e radhës.
Nga ana tjetër korçarët synojnë të lënë pas humbjen me Partizanin dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.
Java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore” mbyllet të hënën me tre sfidat e fundit. Bylis – Laçi është takimi i parë i ditës që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 14:00. Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në orën 18:00. Partizani pret në “Arenën e Demave” Teutën, ndërsa në “Elbasan Arena”” do të luhet superdueli AF Elbasani – Dinamo City.
Burimi: botasot.info