Jasmina tregon emrat e dy ish-konkurrenteve të “Për’puthen” që i ka bllok në Instagram

March 27, 2022
1 minut lexim

Jasmina tregon emrat e dy konkurrenteve të “Për’puthen” që i ka bllok në Instagram 

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Jasmina Kadriu ka treguar se kë nga vajzat me të cilat ka qenë në program, i ka bllok në “Instagram”.

Gjatë një interviste për emisionin “Prive”, Jasmina tha se dy konkurrentet Sindi Loci dhe Melisa Lleshin, nuk i ka më në “Instagram”.

Arsyet përse ajo ka vendosur që t’i ketë vajzat bllok është sepse Melisa nuk është treguar korrekte në shoqëri me të, kurse Sindi, sipas Jasminës, nuk është me “këmbë në tokë”.

“Melisën sepse nuk u tregua korrekte për diçka qejfi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qejfi, i mendoj për halle dhe thjesht nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë. Ndërsa, Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrethohet asnjë gjë, nuk shkon asnjë gjë rreth teje. Kështu që do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është në rregull”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Jasmina është përfolur shumë kohët e fundit për afrimitetin e krijuar me saj dhe këngëtarit Ardian Bujupi.

Asnjëri nga të dy nuk e kanë mohuar apo pohuar lajmin, madje kanë dhënë edhe deklarata mjaft kontradiktore lidhur me këtë fakt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Djali i Schumacherit lirohet nga spitali

Story i radhës

Biden tha dje se “duhet të përgatitemi për luftë të gjatë”, Vuçiq reagon i shqetësuar

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë