“Gjendja në arsim nuk është e mirë”.
Kështu e ka vlerësuar situatën aktuale në arsimin kosovar, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj tha për Fo se qeveritë e kaluara dhe kjo aktualja po bën eksperimente në arsimin e nxënësve.
Ai deklaroi se me testet ndërkombëtarë nuk është i kënaqur aspak.
“Duhet të bëhemi real se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është e mirë, këtë po e them sepse askush nga ne nuk është i kënaqur me arritjet sidomos me testet ndërkombëtare. PISA na ka qit goxha në fund dhe jemi ndier shumë keq. Edhe qeveritë e kaluara, edhe kjo qeveri po bën eksperimente me arsimin, duke kaluar nga një orë në tjetrën, duke mos pritur që mësimdhënësit të mos jenë të përgatitur”, theksoi Jasharaj.