Bajram Jashanica ka rinovuar kontratën me Ballkanin.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se 31-vjeçari ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera.
Jashanica te Ballkani kaloi në verën e vitit 2020 nga Skënderbeu.
Ish-mbrojtësi i Hysit e Besës së Kavajës me skuadrën nga Suhareka arriti që të fitojë titullin e kampionit këtë sezon në Superligë.