Japonia do të rivendosë masat e COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina

min lexim

Japonia do të fillojë të zbatojë masat e pikave kufitare për udhëtarët e ardhur nga Kina ku rastet e COVID-19 kanë shënuar rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria japoneze po merr masa pas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetësore (OBSH) se rastet e COVID-19 janë rritur sërish.

Kryeministri japonez Fumio Kishida në një deklaratë për gazetarët tha se janë të shqetësuar për rritjen e rasteve të virusit në territorin kryesor të Kinës.

“Është e vështirë të kuptohet situata e detajuar ndërsa në Japoni shqetësimi po rritet”, tha Kishida duke tërhequr vëmendjen mbi ndryshimet në numrin e rasteve të njoftuara nga institucionet publike dhe private të Kinës.

Kishida theksoi se do të kërkohet testi i COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga në territori kryesor i Kinës, me qëllimin për të parandaluar “fluksin e shpejtë” të të prekurve me COVID-19 në vendin e tij.

Në kuadër të vendimit të ri, që nga 30 dhjetori për udhëtarët që mbërrijnë në vend me rezultatin e testit pozitiv do të futen në karantinë për 7 ditë ndërsa ata që nuk kanë simptoma të virusit 5 ditë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, lidhur me rastet në rritje në Kinë tha: “Jemi të shqetësuar nga rastet në rritje për këtë sëmundje serioze”.

Qeveria japoneze në tetor i hoqi masat kufitare që zbatonte për shkak të COVID-19 në pikat kufitare të vendit prej më se 2 vitesh.





Story i mëparshëm

Zbuloni 5 mënyra për të ndjerë më shumë emocione pozitive

Story i radhës

Deklarata e gazetarit: Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndikuar shumë për politikën shqiptare

Të fundit nga