Deklarata e gazetarit: Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndikuar shumë për politikën shqiptare

I ftuar në një intervistë televizive gazetari Roland Qafoku deklaroi se 8 janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndikuar shumë për politikën shqiptare. Ai hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, që sipas tij ka shkatërruar PD.

Roland Qafoku: 8 janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndikuar shumë për politikën shqiptare. Ka ndikuar negativisht edhe brenda “Foltores”. Ne po shikojmë që sot po vuan PD. 25 deputetë ka Foltorja, shumicën e ka pjesa tjetër. Kjo është fatkeqësi.

PD është në krizën më të thellë të saj, ka nevojë për bashkim dhe pajtim. Të bëhet një pajtim i madh se janë në mënyrë ekstreme larg nga njeri tjetri. Foltorja ka bërë një premtim të madh: Ne do bëjmë një bashkim të madh. Lulzim Basha shkatërroi PD. Figurë më të mirë se Luçiano Boçi në Elbasan, PD  nuk ka.

Edhe për ekspertin Danaj, Basha ka ardhur me misionin për të shkatërruar PD teksa shtoi se kjo forcë politike është shkatërruar thellë dhe fort.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Japonia do të rivendosë masat e COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga Kina

Story i radhës

Si të mbrohemi nga njerëzit e varfër në shpirt!?

Të fundit nga