Japonia dhe Franca nisin stërvitjen e parë të përbashkët të avionëve luftarakë

July 27, 2023
1 minut lexim

Japonia dhe Franca kanë filluar stërvitjen e tyre të parë me avionë luftarakë, transmeton Anadolu.

Franca ka dërguar dy avionë luftarakë ‘Rafale’ nga Forcat Ajrore dhe Hapësinore, ndërsa Japonia ka dërguar tre avionë luftarakë ‘F-15 dhe dy ‘F-2’ nga Forcat Vetëmbrojtëse Ajrore (JASDF).

Stërvitja po zhvillohet mbi Japoninë jugperëndimore dhe do të vazhdojë deri të shtunën. Ajo erdhi mes raporteve se Franca është kundër idesë së NATO-s për hapjen e zyrës së saj në Tokio.

Avionë me karburant nga ajri dhe avionë transporti të Francës dhe Japonisë po ashtu po shoqërojnë avionët në stërvitje.

Dje, avionët luftarakë francezë arritën në bazën ajrore Nyutabaru në provincën Miyazaki.

Që nga viti i kaluar, forcat ajrore të Japonisë kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta me avionë luftarakë me Gjermaninë dhe Indinë.

Stërvitje të ngjashme të përbashkëta me Italinë dhe Australinë janë planifikuar në muajin gusht.

Muajin e kaluar, mediat raportuan se presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu kundërshtimet e tij ndaj planeve të NATO-s për të krijuar një zyrë në Japoni, e cila do të ishte e para e këtij lloji në Azi. Macron theksoi se kjo masë do të ishte një “gabim i madh”.

Në muajin janar, kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, arritën një marrëveshje për të përmirësuar partneritetin e tyre.

Ata kishin pranuar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe bashkëpunimi i saj ushtarak me Kinën kanë krijuar “mjedisin më të rëndë dhe më kompleks të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Anthropic, Google, Microsoft dhe OpenAI formojnë një grup për sigurinë e AI

Story i radhës

Uta Ibrahimi shënon suksesin e radhës, ngjet tre maja për një sezonë

Të fundit nga

ShkoLartë