​Janina: Nuk ka asnjë iniciativë nga BE për pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët

October 20, 2022
1 minut lexim

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Suela Janina deklaroi sot se nuk ka asnjë iniciativë nga BE për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Në një intervistë televizive, Janina theksoi se e drejta e lëvizjes së lirë është e garantuar dhe është një e drejtë për të cilën janë kujdesur që mos të cenohet në asnjë aspekt, apo rrethanë.

“Nuk ka asnjë kërkesë të bërë nga Republika Çeke si presidente e radhës e Këshillit të BE-së, apo ndonjë vendi tjetër anëtar për të pezulluar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Nuk bëhet fjalë as për Shqipërinë, por as edhe për ndonjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Janina theksoi se, është e vërtetë se ka një shqetësim ditët e fundit për një numër të rritur të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike, por në këtë shqetësim Shqipëria nuk mban barrën kryesore dhe kjo nuk mund të sjellë në vetvete edhe aktivizimin e një mekanizmi kaq drastik siç është pezullimi i lëvizjes së lirë të shtetasve në hapësirën “Shengen”.

“Kjo është ajo që ne kemi perceptuar nga komunikimet e përditshme me përfaqësues të vendeve europiane, por edhe të Presidencës Çeke”, tha Janina./Atsh

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zaneti: Bajrami e meriton të luajë

Story i radhës

Kujdes BE, mos i bëni shqiptarët armiq

Të fundit nga

ShkoLartë