Zaneti: Bajrami e meriton të luajë

Trajneri i Empolit Paolo Zaneti doli në një deklaratë për mediat në prag të ndeshjes kundër Juventusit. Ai foli edhe për mesfushorin shqiptar Nedim Bajrami.

Zaneti është shprehur se Bajrami ka konkurrencë, por e meriton të luajë.

“Bajrami thjesht ka konkurrencë, që rrjedh edhe nga merkato.

Në fillim të sezonit ai nuk llogaritej, por tani e meriton të luajë si të tjerët. Më pëlqen mënyra se si i pranon zgjedhjet dhe qëndrimi i tij, ka vend për përmirësim, por rruga që ka marrë është e duhura”, ka deklaruar trajneri.

Mbetet për tu parë nëse mesfushori kuqezi do të jetë titullar nëser kundë Juventuesit në “Allianz Stadium”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lideri i opozitës në Britaninë e Madhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Story i radhës

​Janina: Nuk ka asnjë iniciativë nga BE për pezullimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët

Të fundit nga