“Janë shqetësuar se ka dalë bisha (SPAK) nga kafazi”, Çani: Mund të bëjë kërdinë

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se sipas atyre që ende janë në kuadër të thashethemeve mazhoranca dhe opozita synojnë të kufizojnë disa kompetenca të SPAK.

Sipas tij, me gjithë direktivat amerikane që kërkojnë të mos shkelet vija e kuqe, mirë do të ishte që SPAK të zbutej pak dhe parlamenti me gjithë të metat e veta, i ka kompetencat ta bëjë këtë.

“Janë thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di nëse Rama si i plotfuqishëm në këtë vend ka në mendje t’i zbusë pak, amerikanët duhen marrë me rezervë, janë prapa ata, por ndoshta jo gjithmonë, se parashikojmë dot.

Mirë do ishte të kishte një lloj ndryshimi, se ka një ekzagjerim, se është lëshuar tani bisha nga kafazi dhe mund të bëjë kërdinë, ‘ha’ edhe njerëz të pafajshëm dhe mirë është të kufizohen disa kompetenca (të SPAK). Pse duhet të çuditemi ne, ky parlament ka disa kompetenca”, tha Çani.

Story i mëparshëm

A jemi afër zgjedhjeve? – ja çfarë thotë Bali Muharremaj

Story i radhës

Gazetari tregon llojin e kancerit dhe kimioterapitë në shtëpi të Kate Middleton

Të fundit nga