Janë publikuar dy thirrje për mbështetje të kompanive, pritet të përfitojnë 250 subjekte afariste

April 5, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se në përputhjen e programit të sipërmarësisë dhe aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy thirrje publike për mbështetje të kompanive vendore.

Bekteshi thekson se edhe përskaj krizës ekonomike botërore, e cila vjen si pasojë e invazionit Rusë ndaj Ukrainës , Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë me ndihmë të drejtpërdrejt ndaj kompanive që kanë më së shumti nevojë, e në veçanti ato kompani që janë në kuadër të industrisë  përpunuese.

“Andaj kemi ndarë 56 milion denarë, me të vetmin qëllim që drejtpërdrejt të mbështesim të gjithë ato kompani të cilët kanë më shumti nevojë, duke përfshi këtu edhe zejtarët. Në thirrjen e parë publike ku parashihen kompanitë mikro dhe të vogla, pra ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancoj deri 30 për qind, apo jo më shumë 200 mijë denarë, për çdo investim që kompanitë mikro dhe të vogla do ta bëjnë gjatë kësaj periudhe”, ka deklaruar Kreshnik Bekteshi, përcjell SHENJA.

Ai më tej sqaron se nga kjo masë do të përfitojnë 250 kompani të vendit, të cilët kanë nevojë që të bëjnë investime të tilla. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Охриѓанка освои 11.108.609 денари со СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ

Story i radhës

Reali e do Kanen

Të fundit nga

ShkoLartë