James Corden tallet me Jada Pinkett Smith në emisionin e tij pas shuplakës që Will i dha Chris Rock në “Oscars”

April 1, 2022
1 minut lexim

Prezantuesi i njohur, James Corden është tallur me Jada Pinkett Smith në emisionin e tij me një refren muzikor vetëm disa ditë pasi Will Smith goditi Chris Rock në Oscar pas shakasë së komedianit për aktoren.

Prezantuesi i ‘Late Late Show’, performoi një pamje të filmit ‘Encanto’, duke diskutuar me anëtarët e kastit të programit se si të ‘mos flisnin’ për incidentin e së dielës në ndarjen e çmimeve të ‘Oscar’.

“James, të paktën të pranojmë se çfarë ka ndodhur”-tha një nga producentët. Ndërsa James iu përgjigj:

 “Ne nuk flasim për Jadën, jo, jo, jo“, këndoi ai, duke imituar melodinë “We Don’t Talk About Bruno” nga “Encanto” e Lin-Manuel Miranda, që fitoi Oscarin për filmin më të mirë të animuar.

Megjithatë, performanca nuk pati reagime pozitive nga shikuesit, të cilët kanë shkruar në ‘Twitter’ për të shprehur neverinë e tyre: “James Corden bën shakatë më të këqija që do të keni dëgjuar ndonjëherë”, ka shkruar një ndjekës i programit.

Një tjetër postoi: ‘A nuk kishim ndaluar së talluri gratë zezake për një kohë të gjatë që ju të ndiheshit në rregull?’

“Unë sinqerisht mendoj se është e pamundur të gjesh dikë aq të çuditshëm sa James Corden”, shkroi dikush tjetër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Media serbe në panik, e quan Xhakën provokator 

Story i radhës

Putini nxjerr dekretin për rekrutimin e tyre në ushtri, të rinjtë rusë: Nuk pranojmë!

Të fundit nga

ShkoLartë