Shuhet në moshën 96-vjeçare aktorja Irene Pappas, e cila ka luajtur në mbi 70 filma në karrierën e saj.
Në një intervistë të dhënë në Greqi ajo ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe emri im i parë ishte Leleek”, deklaroi ajo.
Në vitin 2018, u mësua se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit që e shoqëroi përgjatë gjithë pjesës tjetër të mbetur të jetës së saj.
Aktorja lindi më 3 Shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte 7 vjeç. Gjatë karrierës së saj, ajo u konsiderua një simbol i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të rëndësishme në teatër dhe në kinema.