Jacinda Ardern mësoi se ishte në serialin e Meghan dhe Harry ditën e publikimit të trailerit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, thotë se mësoi se do të shfaqej në serialin e ri të dukës dhe dukeshës së Sussex-it ditën që u publikua traileri.

Ardern u shfaq në “Live to Lead”, një projekt i ri me dokumentarë, i cili do të paraqesë “udhëheqës të përkushtuar që po bëjnë një ndryshim në botë.”

Ardern tha të mërkurën se ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt me Sussex-ët në lidhje me projektin dhe pamjet që ata po përdornin lidhen me një intervistë të vitit 2019 me Fondacionin Nelson Mandela. Ajo tha se nuk ka asgjë kundër së drejtës së fondacionit për të përdorur pamjet ashtu siç e panë të arsyeshme.

“Live to Lead” është pjesë e marrëveshjes që duka dhe dukesha e Sussex kanë me Netflix. Harry dhe Meghan janë shprehur se: “Jetët tona, të dyja të pavarura nga njëri-tjetri, por edhe si çift, na kanë mundësuar të kuptojmë fuqinë e shpirtit njerëzor, guximin, qëndrueshmërinë dhe shpresën. Përmes punës sonë me komunitete të ndryshme në ambientet e tyre, për të ndriçuar njerëzit.”

Seriali është frymëzuar nga trashëgimia e Nelson Mandela-s. Harry dhe Meghan do të vijnë me intervista ekskluzive me Ruth Bader Ginsburg, Greta Thunberg, Bryan Stevenson, Jacinda Ardern, Siya Kolisi, Gloria Steinem dhe Albie Sachs.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bolonja do të hapë degën e universitetit të OKB-së për klimën

Story i radhës

​AKP ka bërë shpallje publike për qiradhënien e 196 pronave shoqërore

Të fundit nga