Këto ditë ka tensione për teshatore në stadiumin e futbollit në Ferizaj!
Teshatoret, por dikujt janë ato?
Që mos të bie në lajthitje opinioni i futbollit jo vetëm ferizajas, teshatoret dhe fusha shfrytëzohen me përqindje dhe varet se në cilën rang është klubi.
“Gjithçka është e rregulluar dhe me përqindje, sipas rangimit të klubit.
E kemi bë propozimin dhe besojmë e shpresojmë që së shpejti do të kemi ujdi me klube për shfrytëzim të teshatores dhe fushës, gjithnjë sipas përqindjes”, tha në kushte anonime një zyrtar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.
Siç merret vesh, teshatoret do të përdoren ngjashëm sikur ato të palestrës së sporteve “Bill Clinton”?
Nuk ka asnjë vendim deri me tash për asnjë klub por vetëm propozim nga DKRS.
Çfarë thuhet në propozimin e DKRS-së?
“Në bazë të nevojave të klubeve sportive të komunës sonë dhe infrastrukturës së pamjaftueshme për sportin e futbollit, po jo propozojmë që për vitin 2023 stadiumi të shfrytëzohet në këtë planifikim:
1. KF Ferizaj MF të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 30 për qind
2. KF Dinamo M të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 20 për qind
3. KF Vizion të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 10 për qind
4. Shoqata e rajonit të futbollit të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 5 për qind
5. KF Veteranët të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 5 për qind
6.DKRS të shfrytëzojë hapësirën e objektit me 5 për qind
7. Shfrytëzimi përbashkët për të gjitha klubet 25 për qind
Ky planifikim nënkupton që me përqindje klubet mund t’i shfrytëzojnë individualisht zyrët dhe fushën, ndërsa shfrytëzimi i përbashkët janë zhveshtoret, dhoma e pastrimit të rrobave (ekonom si dhe tushat dhe tualetet.
Fusha duhet të shfrytëzohet sipas përqindjes duke respektuar orarin e hartuar nga DKRS në bashkëpunim meklubet”, thuhet në propozimin e DKRS-së.