Ja sesi të instalonin përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës

1 minut lexim

Microsoft dërgoi përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës vetëm pak javë përpara përvjetorit të parë të sistemit operativ.

Përditësimi rrit ndjeshëm sigurinë, produktivitetin dhe mjetet e aksesibilitetit por nuk lë jashtë vëmendjes as gaming.

Përditësimet e Windows kanë qenë gjithnjë një barrë përdoruesit të cilët duhet të mbyllin çdo tab të hapur dhe dokument në punim për të rindezur kompjuterin, por ky përditësim mund të jetë një prej atyre që ja vlen sidomos për funksionalitetet e produktivitetit që sjell.

Ja sesi të shkarkoni Windows 11 2022 Update

  1. Hapni Settings
  2. Shkoni tek Windows Update
  3. Do të vëreni një opsion në krye të ekranit me titull “2022-09 Cumulative Update for Windows 11”
  4. Klikoni Install
  5. Pasi të ketë përfunduar procesi klikoni Restart Now
  6. Pasi kompjuteri të jetë rindezur, mund të verifikoni që keni përfunduar procesin duke klikuar Check for Updates

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut pjesëmarrëse në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Nismës së Evropës Qendrore

Story i radhës

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi pas nëntë vitesh martesë

Të fundit nga