Ja sa para mbledhin bashkitë nga taksa e pasurisë, 31 njësi vendore me performancë negative

July 22, 2023
min lexim

Të ardhurat jo në nivelin e duhur nga taksa e pasurisë kanë shtyrë qeverinë që të iniciojë ndryshime. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 5 muajt e parë të vitit, 61 bashkitë në vend kanë mbledhur 2.7 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, ndërsa plani vjetor është 6.9 miliardë lekë. Nëse do ti referoheshim të njëjtës periudhë për vitet e mëparshme, rezulton se ka një rënie të lehtë me rreth 200 milionë lekë nga viti 2022 dhe një rritje në raport me vitin 2020 kur ishte edhe periudha e pandemisë.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara. Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse. Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse.

Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore,  prej rreth 0.6% të PBB-së. Referuar raportit të financave vendore të publikuar së fundmi, në vitin 2022, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to ishin rreth 6.1 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Ecuria vjetore e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme paraqet zhvillime pozitive në 30 nga 61 bashki në vend. Rritja më e lartë në të ardhurat nga kjo taksë u shënua në bashkitë Kavajë (+39%), Himarë (+51%), Kamëz (+30%), Maliq (+24%) etj.

Në të kundërt, të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme rezultojnë në rënie në 31/61 bashki si: Mallakastër (-51%), Mirditë (-37%), Peqin (-21%), Durrës (-20%), Librazhd (-17%), Rrogozhinë (-15%), etj. Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit për periudhën e konsideruar, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bytyqi në kompaninë Ruen: Mbështesim financiarisht kompanitë përmes inovacionit dhe zhvillimit teknologjik për të rritur konkurrueshmërinë e tyre

Story i radhës

Martohet vajza e Jakup Krasniqit, urimi i parë i vjen nga babai

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë