Ja sa para fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim

February 8, 2022
1 minut lexim

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram – duke e bërë personin më të ndjekur në këtë platformë sociale

Llogaria e futbollistit të Manchester United është bërë më e përcjellura në Instagram, një ditë pasi që ai mbushi 37 vjet, duke e kaluar kështu Kylie Jenner që ka 309 milionë ndjekës.

Ekspertët e basteve në OLBG kanë treguar që se sa shumë fiton ylli portugez me një postim në këtë rrjet social.

Në shtatorin e vitit 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës, nga i cili fitonte përafërsisht 1 019 100 funte për postim.

Me 400 milionë ndjekësit e tanishëm, Ronaldo fiton 1.720 000 milionë – trefish më shumë se paga e tij javore në Manchester United prej 480 mijë funte në javë.

Ish Galactico ka bërë një kapërcim të madh duke shtuar 163 milionë ndjekës në 5 muaj dhe ka një mesatare të mirë prej 10 milionë pëlqime për postime.

37 vjeçari ishte në vendin e tretë si sportisti më i paguar për vitin 2021 sipas Forbes dhe me këtë rritje te të ardhura nga rrjeti social mund të shohim se Ronaldo do të këtë një përmirësim në pozitën e tij këtë vit.

Kjo rritje do të thotë se ai ka më shumë ndjekës se sa 92 klube futbolli në të gjitha ligat angleze.

Postimi i tij i fundit në Instagram ka disa foto me familjen e tij, fotografi të stërvitjeve dhe fotografi nga udhëtimet e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa merr çmimin për artisten më të mirë Pop/RnB 2022

Story i radhës

U arratisën nga paraburgimi grek, 3 shqiptarët shpallen fajtorë, ja sa u dënuan

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë