Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku do të ballafaqohen Llapi dhe Prishtina.
Në faqen zyrtare të Llapit tashmë janë publikuar edhe çmimet e biletave për të parë këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit.
Çmimet e biletave janë si në vijim:
Sektori i Perëndimit: 3 Euro
Sektori Veri dhe Jug: 2 Euro
Në tri ndeshjet e para, Llapi ka dy barazime dhe një fitore, kurse Prishtina ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka regjistruar një fitore dhe një barazim nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.