Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës në sektorët si: Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (18.3%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17,8 %) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (17,2 %).
Është shënuar rënie e pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës, krahasuar me një muaj më parë
në sektorët si: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (3,8 %), Minierave dhe
guroret (3,8 %) dhe Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (3,2 %).