Ja pse ishte abim marrëveshja e nënshkruar në Bruksel me 19 prill 2013

min lexim

Këtë asociacion e arritën Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen e Brukselit (emri origjinal: Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve) më 19 prill 2013, bazohet në parimet e Kartës Evropiane për Qeverisje Lokale e nënshkruar më 15 tetor 1985 në Strasburg.

Në këtë dokument prej të cilit është marrë, po supozoj, modeli kemi një fjali që në gjermanisht shkruhet me fjalën; Gebietskörperschaften – që sipas ketij përkthimi do të ishte; autoritete lokale, por në fakt, fjala në gjermanisht Gebiet- do të thotë fushë, por gjithashtu kuptohet edhe aspekti territorial, pra bëhet fjalë për territor në aspektin gjeografik. Natyrisht që Karta Evropiane për Qeverisje Lokale e miratur në Strasburg nuk nënkupton ndarjen territoriale, apo prishtjen e shtetit, ndarjen e një komune nga një shtet që t´i bashkohet një shtetit tjetër, por e ka theksin vetëm në vetëqeverisje lokale.

Me sa kuptohet, Karta për Qeverisje Lokale të BE-së i bie që theksi vihet mbi qeverisjen lokale, për interesa të popullatës në një komunë apo bashkësi lokale që ajo të vetëqeveriset, por jo siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë por edhe sipas marrëveshjes të 25 gushtit 2015 e tutje që në fakt proklamohet nga ana serbe si vetëqeverisje, në fund do del, siç thuhet ´dardhë me bisht´ ose do bëhet mollë sherri.

Në marrëveshje ka dykuptimësi. Për shembull; shprehja „Me ligjin e Kosovës“, kuptohet, si në vijim; ligji i Kosovës mund të jetë edhe vet ky ligj që po miratohet, pra nënkupton edhe ligjin e miratuar për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Shumë më qartë do të ishte të shkruhej, me kushtetutën e Kosovës, por këtë Serbia nuk e ka pranuar sepse e di se ku e ka qëllimin- të mos e njoh shtetin e Kosovës dhe një ditë t´i ndajë komunat me shumicë serbe

Pra, parimi i Kartës për Qeverisje Lokale të BE-së nuk parasheh ndarje në baza etnike dhe rreziku egziston pikërisht në këtë pikë, sepse interesat e Serbisë me asociacionin shkojnë në atë drejtim që t´i lidhi të gjitha komunat me shumicë serbe dhe nje ditë ta shpall ndarjen nga Kosova duke e krijuar ate si entitet më vehte. Sipas Kartës Evropiane për Qeverisje Lokale bashkësia e qeverisjes lokale mund të zhbëhet, nëse komuna e paraqet kërkesën tek Këshilli i Evropës, ndërsa Asociacioni i Komunave Serbe, nuk mund të zhbëhet nga asnjë autoritet tjetër përpos nga vet asociacioni, pra shpërbërjen nuk mund ta aprovojë as ta miratojë as Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nëse miratohet në këtë formë. Normalisht që thuhet se asociacioni do të jetë në suazat e ligjeve të Kosovës, por në momente të caktuara, kur ky asociacion të futet në kushtetutë, si i tillë, atëherë as kuvendi, por as një instancë e Republikës së Kosovës nuk mund ta shfuqizojë më. Dhe pastaj vijmë tek situata sikur me konfliktin në Ukrainë, që një krahinë, ose një territor ose asociacion me shumicë etnike serbe kërkon ndarjen nga shteti dhe t´i bashkohet shtetit tjetër, dhe në këtë rast Serbia ose ndonjë aleat i saj, siç është Rusia, mund të përfshihet në intervenim ushtarkisht për të mbrojtur të drejtat e këtij asociacioni.

Prandaj, mendoj se ka qenë gabim marrëveshja që e kanë nënshkruar në Bruksel me 19 prill 2013 por edhe ato të tjerat më vonë, përjashto vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka stopuar implementimin e këtyre marrëveshjeve. Më e mira do ishte që aprovimi për asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të miratohet vetëm atëherë kur Kosova dhe Serbia pranohen si shtete anëtare të BE-së, për fillim të bëhet një pranim i kushtëzuar…dhe natyrisht SHBA dhe BE të japin garancione se mund të intervenojnë ose të parandalojnë, ose ta sanksionojnë ndarjen e asociacionit nga territori i Republikës së Kosovës. Por pavarësisht kësaj, me këtë faktum krijohet ndarje, krijohet njësia komunale- struktura dhe e cila duke qenë si e tillë në rrethana tjera mund të kërkojë ndarjen. Pra, fajtorët për këtë gjendje të tanishme dhe lindjen e ideve për asociacionin ose Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe e kanë ish-qeveritë e kaluara të cilat tani nuk po dojnë fare të takohen me Kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në e cila nga 2011 e ka refuzuar dhe kundërshtuar formimin e asociacionit. E bajshi me shëndet!

Story i mëparshëm

Ruajtja e pilulave në mënyrë të gabuar ul efektivitetin e tyre, çfarë nuk duhet të bëni me to

Story i radhës

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА СПОНЗОР НА КК РАБОТНИЧКИ

Të fundit nga