Ja pse “humbi” zgjedhjet Partia Demokratike me 25 Prill 2021

May 11, 2022
min lexim

Ja si e pata parashikuar dhe paralajmëruar Partinë Demokratike qysh me 19 Shkurt 2013, 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare te atij viti.

”E lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, e dalë boje nga mashtrimi e gënjeshtra, e shteruar nga çdo manovër spekullimi e maskimi,e megjithkëto kryetari Berisha, lidershipi i mjerë i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013.

Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bën me të,mund ta bëjë gjithnjë edhe me tërë popullin përjetësisht.

Me të vërtetë Berisha PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po pa personalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh e amoralësh politikë , servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe i josh me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me interes shtetëror, publik e kombëtar.

Por them se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarte politike mund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist; në një ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi , vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht po që çuditërisht kjo qeverisje e falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris po pretendon edhe të fitojë dhe mandatin tjetër.

Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Kryeministri flet se të ardhurat për frymë janë 9000 dollarë . A ka gënjeshtër publike më të madhe se kjo? Papunësia është rreth 1 000 000 shqiptarë e gënjeshtra qeveritare vazhdon të thotë për rritje ekonomike më të lartë në rajon , që në fakt e ngatërron me të tjerat se jemi kampion në korrupsion dhe si vëndi që jemi nga më borxhlite në botë.

Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BE-së as që e përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira e të pamanipuluara ,realizimin e standarteve, duke e diskredituar kështu alibinë dhe mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.

Qeveria pas vendimeve të gjykatave që nxori të pafajshëm korrupsionin e zëvëndëskryeministrit LSI-st Meta ,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit dhe veçanërisht ata të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të brëndshëm e të jashtëm dhe se qeveria nuk po përmënd më akuzat ndaj E.Ramës se e ka bllokuar integrimin me tre ligjet , pasi shkaqet e vërteta tashmë dihen botërisht se janë vjedhja e votave nga kryeministri, korrupsioni dhe mosbatimi e mosfunksionimi i shtetit ligjor apo mirëfunksionimi i vetëgjygjësisë politike e korruptive qeveritare.

Qeverisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto ditë mediat e pushtetit u munduan të na paraqesin “rikthimin” e E.Selamit në PD si një fenomen potencial politik po që është një fjasko e radhes për të mashtruarit , të zhgënjyerit, të lodhurit dhe të larguarit e PD-së, pasi dhe më parë këtë veprim mashtrues Berisha e bëri dhe me N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me F.Mediun e N.Ndokën.

Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat. A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë vepruar kështu këta që përmenda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë ngjyrë si kamaleoni vetëm për intersin e tij personal u “shit” te Berisha si të tjerët që vërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni.

Në fakt në vitet 2009-2013 po bashkëqeverisin korrupsioni Berisha-Meta gjë e cila do na kushtoje shumë shtrenjt ne demokratëve të vërtetë .

Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit , e asaj të dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është rasti i E.Selamit dhe e pendesës dhe e rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit” e”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë ,e më pastaj “bujaria” e pushtetit të kryetarit Berisha u josh e u fal poste e favore korruptive, politike e pushteti. Edhe Eduarti pas arratisë politike e azilit dhe pas akumulimit të një përvoje “politike” si shitës i makinave të vjetra në ShBA na rikthehet për t’i shërbyer vëndit ,po që në fakt ajo që e ktheu atë në gjirin e partisë mëmë dhe në “skuadrën e pardesyve të bardha” të deleguara nga PPSH-ja e që uzurpuan Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit është një motiv tjetër ,është motivi se, përse dhe Selami të mos veproje si dhe sahanlëpirësit e tjerë që pranë dhe me Berishën dhe me shërbimet që ti bësh karriges së tij mund të bëhesh deputet,ministër,aparatçik e pushtetar që në fund të fundit për një kohë të shkurtër dhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë vetë kryeministrin për haramet, zullumet e vjedhjet që bën me vulën,ligjin e autoritetin e shtetit.

Besoj se edhe ky mashtrim i fundit me ftesë apo dhe lutje për rikthim të të dëbuarsh është konsumuar dhe është një përpjekje sa e dëshpëruar dhe mjerane për të gënjyer përsëri votuesivn tradicional të PD-së për ta lidhur dhe këtë herë pas vetes dhe për të ndaluar hemoragjinë e votuesve të vet drejt forcave të reja politike të djathta po dhe pse jo edhe drejt opozitës të PS- së që është vënë dhe “premton” Rilindjen shqiptare.

Keqqeverisjen e Partisë Demokratike nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë patriotike e kryeministrit ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm , madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Ëashingtonit dhe Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porositë se politika shqiptare duhet të fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike.

Unë në një shkrim timin politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe të fenomeneve negative penguese të zhvillimit,demokracisë e integrimit po që dhe në aspektin kombëtar ,SHBA-ja, aleati ynë stratëgjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikë e lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëm përfitime politike.

Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e vullnetin real të popullit.Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se koha do ta vertetojë se Partia Demokratike do te hipotekohet në defterin e historisë së Shqipërisë si faktori më i errët që i ka bërë shumë dëme e fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në nuk kam parasysh këtu tërë antarësinë e saj po vetëm lidershipin dhe drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë tij në këto 20 vite , po nuk mund ta them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë prej saj , dhe mos dmth se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh, përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të Europës, dhe kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot çuditërisht.

Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që keqqeveris sot) dhe apatia ,tolerance e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma, Athina ,Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.

E sot i referohemi me te drejte perendimit dhe integrimit , po megjithë përkrahjen e pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por veçanërisht Ëashingtoni , ne jo vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre per problemet tona. Ata na thonë ; veproni tani, e ne nuk lëvizim; thonë se po tronditemi nga vendimet e gjykatës e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfar; thonë se jeni në udhëkryq politik, dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka integrim pa standarte, e ne e mbajmë qeverinë gjysëmlegale që nuk punon për standarte ; thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me grevistët e të përsekutuarve) , ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri që punon kundër prioriteteve kombëtare; na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e kundërproduktiv”.

Durres, shkruar me 19 Shkurt 2013

Shënim:Ky shkrim i shkruar para 9 vitesh si kritikë ndaj qeverisjes së Berishës, po ta krahasosh edhe me qeverisjen e Edi Ramës vërehet fakti se pushteti i PD-së vetëm sa u zëvëndësua me atë të Partisë Socialiste, pasi asgjë nuk ka ndryshuar por vetëm sa është përkeqësuar po prej vjedhjeve, korrupsionit, papërgjegjshmërisë e tradhtisë publike te qeverise aktuale.po citoj si shumë të saktë këtë frazë të shkruajtur atëhere por që është mëse reale edhe pëer qeverinë Edi Tama se:

“Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare”.

Koha po verteton të vëretetën e madhe të deklsaruar nga ishKryetari Lulzim Basha atë se: Partia Demokratike po lufton kundër Trekëndëshit të Bermudës, Rama-Berisha-Meta.

Dhe po të shohim zhvillimet e fundit të të ashtuquajturit “Grupi i Rithemelimit” të Partisë Demokratike janë po ata individë prej të cilëve i erdhi humbja e madhe Partisë Demokratike në vitin 2013.Partia Demokratike humbi zgjedhjet me 25 Prill 2021 jo prej Bashës, por prej Berishës dhe disa ishdeputetëve pro tij që ishin në Listën e PD-së me 25 Pril 2021; PD humbi prej sabotimit që i bëne PD-së korrupsioni, ishministrat,ishdrejtorët e ishfunksionarët e qeverisë Berisha që kanë përfituar prj tij;PD humbi se kundër PD-së dhe Bashës punuan edhe ishPresidenti Nishani, ishkryetarja e Kuvendit Topalli, pra ata që janë sot mbështetësit e foltores dhe kundër “non grata”-s amerikane për Berishën.

PD humbi edhe se votat u blenë nga makineria pushteti të Edi Ramës.

Partia Demokratike humbi edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022 prej bashkëpunimit dhe komplotit të të gjithë elitës së vjetër politike PD+PS+LSI+ Mediat dhe korrupionit të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohen mbetje kockore në pyllin e Sodës, dyshohet të jenë eshtra njerëzore

Story i radhës

U shtrua shpesh në spital muajin e fundit, këngëtarja tregon nga çfarë vuan

Të fundit nga

ShkoLartë