Ja përse dështoi Pacolli, tri gabimet e pafalshme që e shkatërruan politikisht!

min lexim

Në vitin 2006 u themelua AKR, e cila në zgjedhjet e vitit 2007 doli forca e tretë politike më vend duke bërë që të arrinte majën me bërjen e z. Behgjet Pacolli president i Kosovës në vitin 2011. Ndonëse vetëm pak muaj qëndroi në krye të shtetit për shkak të gabimeve procedurale, Pacolli vazhdoi aktivitetin e tij politikë me detyra të rëndësishme, zv. kryeministër, ministër i jashtëm etj.

Megjithatë vit pas viti Pacolli ka shënuar rënie me partinë e tij AKR, e cila aktualisht ja vetëm dy deputetë në nivel qendror, ndërsa në atë lokal asnjë komunë nuk e udhëheq. Vet-vetiu lind pyetja, pse ra AKR me Pacollin! Përgjigjet më të arsyeshme besoj se mund të jepen në tri dimensione: dimensioni politik i përdorimit të AKR nga PDK sa herë që ajo haste në vështirësi për të formuar qeverinë.

Ishte Pacolli që me votat e tija ia mundësonte formimin e qeverisë, kujtojmë këtu vitin 2007, 2011, 2017 me PAN-in. Jo vetëm kaq, gjatë kohës sa ishte ministër i jashtëm, Pacolli nuk arriti të takonte diplomatë nga vendet kryesore të BE dhe SHBA, me skandalin e vrapimeve nëpër korridore të OKB për t’i zgjatur dorën z.Trump. Me të drejtë ky veprim u quajt skandal, mungesë përfaqësimi dinjitoz e cila i ka humb poenë politikë z. Pacolli.

Tjetër aspekt të cili ka ndikuar fortë në rënien e AKR ka të bëjë me qeverisjen komunale. AKR udhëhoqi komunën e Mitrovicës me Agim Bahtirin, kryetar tallava pa asnjë sukses, për të eklipsuar fitoren e parë të një komune nga AKR. Dhe, mbeti me kaq, për të shënuar rënien e shpejtë dhe pa shpresë për kthim të saj. Më, asnjëherë AKR nuk mundi të këndellët, sot ajo ka vetëm dy deputetë fal koalicionit me LDK, e vetme s`do e kalonte pragun.

E mbetur me një grupi njerëz, AKR ka mbetur vetëm kujtesë historike e një parti të së shkuarës. Dështimet kushtojnë në politikë, për më tepër nga një parti pa bazë të fortë e ndërtuar si një kështjellë nga rëra, me furtunën e parë të dallgëve shembet. Lojaliteti ndaj PDK, konkretisht Hashim Thaçit i ka kushtuar me fundin e jetës politike të Behgjet Pacollit, njeriu që është parë si shpresë për ngritje ekonomike, për të përfunduar me dështim dhe humbje të besimit nga ana e qytetarëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë na tregon rënia e perandorive për luftën në Ukrainë

Story i radhës

Signal i afrohet Telegramit me funksionalitetet e reja

Të fundit nga