Ja kush propozohet për ambasadorë në Bullgari, Kanada dhe OKB

March 8, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se pas dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, janë përcaktuar propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB.

Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë.

Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24. Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka shkruar Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

HRW: Rusia mund të ketë shkelur ligjet e luftës në Irpin

Story i radhës

KRU “Gjakova” uron 8 Marsin – Ditën e Gruas

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë