Ja kur pritet rritja e temperaturave në Kosovë

Nga dita e premte mot i ndryshueshëm, me vransira, diell e priten edhe reshje të dobëta si shiu dhe bore. Temperaturat me tendencë të rritjes, parashikon “Prishtina Weather”.

26.01.2022 – Situata sinoptike në ditët e ardhshme mbi rajon po paraqitet mjaft e ndryshueshme, sa do të depërtojnë masa paksa më të ngrohta ajrore, poashtu do të ketë  kalime të fronteve të ftohta që sjellin mundësi për të reshura si të shiut, por edhe të borës me rënie të temperaturës.

Kryesisht kthjellët dhe me diell parashihet dita e fundit e janarit, e sipas parashikimeve të fundit nga dita e martë depërtimi i një cikloni nga rajoni, mund të sjell më shumë lagështi që edhe të mundësojë reshje më të shumta bore.

Kushtet meteorologjike në ditët e ardhshme nuk janë mjaft të favorshme sa i përket cilësisë së ajrit, ku ndotësit ajror mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes, me koncentrime më të rritura, ndërsa indeksi të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Ditën e shtunë kur parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën indeksi mund të kaloj edhe vlera të pranueshme apo edhe të mira.

Datat:

27.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën.  Mbetet ftohtë, me ngrica orëve të mëngjesit. 

28.01 – Paradite kthjellime, e gjatë ditës vransirat shtohen.  Pasdite priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, që më vonë shndërrohen edhe në borë.

29.01 – Më ftohtë.  Paradite kryesisht me vransira, vende-vende edhe reshje të dobëta bore.  Gjatë ditës intervale me diell.

30.01 – Në mëngjes ngrica e pjesërisht vranët.  Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më pas shndërrohen edhe në borë.

31.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, dhe jo aq ftohtë ditën.

Temperaturat shfaqin një tendencë të rritjes, me minimale që luhaten nga -7C deri -3C, e maksimalet të premten rriten në 5C e 7C, por se të shtunën zbresin në 1C, e nga dita e diel sërish ngjiten në 4C e 6C.

Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga krahu verior, ditën e shtunë edhe mesatare 5-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas sulmit me tritol, kreu i FSHF-së ruhet “me polici”

Story i radhës

ASH është kundër heqjes së qeverisë teknike

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish