Ja formacionet e mundshme të “Derby della Madonnina”

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet njëri nga derbi më të flaktë në botë, ku kampioni italian Inter pret në “Giuseppe Meazza” rivalin e përbetuar Milanin.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kuadër të Serie A, Interi e mposhti me rezultat 2:1 Venezian, kurse Milani barazoi pa gola me Juventusin.

Ndërkaq, ndeshja e fundit e “Derby della Madonnina” u zhvillua në nëntor në “San Siro”, ku asokohe Milani barazoi 1:1 me kampionin italian.

Momentalisht, të dy këto skuadra i ndajnë katër pikë në tabelë, ku Interi zë vendin e parë me 53 pikë, krahas Milanit që renditet i treti me 49 sosh.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqitet Correa, ndërsa te Milani mungojnë Kjaer, Ballo-Toure dhe Ibrahimovic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud

18:00 Inter – Milan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çiftet e shenjave të horoskopit që nuk përshtaten, ama kanë kimi shumë të mirë në shtrat

Story i radhës

Zbulohet dokumenti sekret/ Prapaskenat e takimit të Enver Hoxhës me Stalinin

Të fundit nga