​Ja çka u tentua të futet kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinës

1 minut lexim

Sot në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, gjatë patrullimit rutinë të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta.

Sipas njoftimit, pas një kontrolli të hollësishëm, është zbuluar se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje.

“Kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Pashë Eglin të shtrirë, të masakruar”- U dhunua për vdekje nga 29-vjeçari, motra e viktimës: E braktisën në mes të rrugës!

Story i radhës

Ministri turk i Mbrojtjes: NATO duhet të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit, pres një qasje të balancuar nga Rutte

Të fundit nga