ndryshimet kushtetuese berbok maqedonia duhet ti perfshije bullgaret ne kushtetute 670e6b4d3e6e8

Ndryshimet Kushtetuese/ Berbok: Maqedonia duhet t’i përfshijë Bullgarët në Kushtetutë

October 15, 2024
1 minut lexim

 

Ministrja e jashtme e Gjermanisw Berbok pas takimit me kolegun e saj nga Maqedonia e Verit Mutsunski i bëri thirrje RMV-së që të përfshijë Bullgarët në kushtetë kjo sipas saj, është hapi i fundit për hapjen e kapitullit të parë negocues me BE-në,

“Rregullat në BE janë të tilla, vendosen unanimisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk jemi dakord me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por këto janë rregullat. Për sa kohë që ato rregulla nuk ndryshohen, të cilat unë personalisht i mbroj, ato duhet të respektohen”, tha shefi i diplomacisë gjermane.

Përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën tuaj është hapi i fundit për hapjen e kapitullit të parë negocues me BE-në, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok pas takimit të sotëm me kolegun maqedonas Timço Mutsunski në Berlin.

Takimi Mutsunski-Berbock vjen një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në kryeqytetin gjerman, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për disa marrëveshje që duhet të përmirësojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe arsimit.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timco Mutsunski, siç informohet nga MPJ, në takimin me Berbok shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për progresin e arritur deri më tani në vendin tonë rrugwn drejtw BE-së, si dhe për përkushtimin e Gjermanisë për përshpejtimin e procesit të përgjithshëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kuadër të iniciativës së Procesit të Berlinit.

Në konferencën për shtyp pas takimit, ministri Mutsunski shprehu bindjen se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimi i menjëhershëm i negociatave jo vetëm që do të forcojë agjendën e reformave evropiane në rajon, por edhe do ta bëjë atë shumë më rezistente ndaj ndikimeve të vendeve të treta.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

baerbock nuk behet fjale per padrejtesi ndaj maqedonise se veriut hapi i fundit jane ndryshimet kushtetuese 670e66d6a0b35
Story i mëparshëm

Baerbock: Nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi i fundit janë ndryshimet kushtetuese

demi moore flet per gjendjen shendetesore te bruce willis pas diagnozes se demences 670e6f46b77c2
Story i radhës

Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis pas diagnozës së demencës

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë