Ylli latin me famë botërore, J Balvin mbrëmë (e premte) dhuroi një performancë elektrizuese para publikut në Kosovë.
Këngëtari kolumbian performoi në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” dhe një nga momentet me të bukura të mbrëmjes ishte dalja e tij në skenë më flamurin e Kosovës.
Madje Balvin iu drejtuar publikut me fjalën “të dua” në gjuhën shqipe, ndërsa sot ka dhënë edhe një tjetër mesazh përmes llogarisë së tij në Insatgram ku numëron mbi 52 milionë ndjekës.
“Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”, ka shkruar J Balvin bashkangjitur me një fotografinë ku shihet duke mbajtur flamurin e Kosovës.
J Balvin
Krijuesi i hitit “Mi Gente” tutje ka publikuar momente të ndryshme nga performanca në Prishtinë përmes InstaStory që shfaqin atmosferen që ka mbizotëruar në parkun e Gërmis ku u mblodhën mijëra fansa të tij.
Kujtojmë që përveç J Balvin dhe artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa që performoi në natën e parë festivalit në netët në vazhdim pritet performanca e reperit Skepta dhe DJ Diplo.
“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë deri të dielën (7 gusht), ndërsa për herë të parë këtë vit festivali do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.