Izraelitët kundër krahasimeve me holokaustin të bëra nga presidenti ukrainas

March 21, 2022
min lexim

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi Izraelin për përpjekjet e tij ndërmjetësuese, por ai foli me gjuhë të ashpër për drejtuesit, kur iu drejtua ligjvënësve izraelitë nëpërmjet një videokonference të dielën, duke akuzuar shtetin hebre se nuk ka bërë sa duhet për të ndihmuar Ukrainën dhe duke e krahasuar sulmin e Rusisë me holokaustin. Krahasimi refuzohet nga shumë izraelitë.

Në pamje i lodhur dhe i veshur me bluzën e tij ushtarake, Presidenti Zelenskyy foli në parlamentin izraelit, Knesset, nëpërmjet Zoom-it për vetëm nëntë minuta. Ai përmendi vazhdimisht holokaustin.

Udhëheqësi ukrainas kujtoi se si nazistët nuk donin të linin asnjë hebre të gjallë dhe se si ata e quajtën këtë “Zgjidhjen Përfundimtare”. Zoti Zelenskyy tha se e di se izraelitët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhe ai i kërkoi Izraelit të dëgjojë se si Moska po e quan gjithashtu sulmin e saj në Ukrainë një zgjidhje përfundimtare.

Ai vazhdoi duke e kritikuar Izraelin që nuk furnizoi me armë Ukrainën, që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe që nuk pranon më shumë refugjatë ukrainas.

Por ishte krahasimi me holokaustin që ndezi polemika në Izrael.

Dani Dayan, kryetar i Qendrës Përkujtimore të Holokaustit ‘Yad Vashem’, tha se zoti Zelenskyy duhet të kërkojë falje.

“Le të bëjmë një dallim të qartë me pushtimin rus, i cili është i dënueshëm, dhe me sa duket ka shumë veprime të ndërmarra nga ushtria ruse që duket se janë përtej krahasimeve të zbehta historike, ekuivalencave të gabuara historike që bëri Presidenti Zelenskyy, veçanërisht referencës për zgjidhjen përfundimtare“, tha zoti Dayan.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një qëndrim më të moderuar, duke thënë se megjithëse krahasimi nuk është i përshtatshëm, ai e kupton dhimbjen e zotit Zelenskyy. Zoti Bennett foli gjatë një ceremonie të hënën për një spital fushor izraelit që po ngrihet në Ukrainë.

Ai tha se, ne po e menaxhojmë këtë krizë fatkeqe me ndjeshmëri, bujari dhe përgjegjësi, duke ruajtur një ekuilibër midis faktorëve të ndryshëm – dhe ata janë kompleks, tha zoti Bennett.

Një ditë pas fjalimit të tij në Knesset, zoti Zelenskyy e ndryshoi tonin e tij krejtësisht. Në fjalimin e tij të transmetuar gjatë natës, ai falënderoi Izraelin dhe Kryeministrin Bennett për përpjekjet e tij ndërmjetësuese. Ai tha se shpresonte që herët a vonë, Ukraina do të fillojë të ketë bisedime me Rusinë, ndoshta në Jeruzalem./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 këshilla për të kërkuar dhe pranuar faljen

Story i radhës

Biden paralajmëron sektorin privat për sulme të mundshme kibernetike ruse

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë