Biden paralajmëron sektorin privat për sulme të mundshme kibernetike ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar bizneset dhe organizatat joqeveritare në shtet që menjëherë të “forcojnë” mbrojtjet e tyre kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Qeveria ruse. Ai u thirr në “informacione në zhvillim të inteligjencës” që sugjeronin për plane të tilla nga Kremlini.

“I bëj thirrje partnerëve tanë në sektorin privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjet e tyre kibernetike… Ne na duhet që të gjithë të bëjnë pjesën tonë për të luftuar një nga kërcënimet e kohës sonë”, tha Biden më 21 mars, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë që një kohë të gjatë kanë akuzuar akterët rusë për sulme kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, organizatave dhe qeverive, që shpesh është thënë se kanë qenë veprime të udhëhequra nga Kremlini.

Ekspertët kanë paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga sulme të tilla pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe Perëndimi iu përgjigj me sanksione të ashpra, por edhe me rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin.

“Ky është një moment kritik për të përshpejtuar punën tonë në përmirësimin e sigurisë kibernetike brenda vendit dhe për të rritur qëndrueshmërinë tonë kombëtare”, tha Biden.

“Edhe më herët kanë paralajmëruar se Rusia mund të kryejë aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe për përgjigjen tonë me vendosjen e kostove ekonomike të paprecedentë që kemi vendosur ndaj Rusisë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, shtoi presidenti amerikan.

Megjithatë, presidenti Biden nuk ka asnjë detaj lidhur me të dhënat e inteligjencës që sugjeronin se mund të ndodhnin sulmet kibernetike. Sipas presidentit amerikan, Qeveria federale veçse ka rritur mbrojtjen kibernetike dhe bëri thirrje që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sektori privat për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Në shkurt, disa ueb-faqe të Qeverisë ukrainase dhe të bankave ukrainase u goditën nga sulmet kibernetike. Kievi fajësoi Moskën për këto sulme./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraelitët kundër krahasimeve me holokaustin të bëra nga presidenti ukrainas

Story i radhës

Konflikti me Don Xhonit, Majk sqaron të vërtetën

Të fundit nga