Izraeli vret kolonelin e Gardës Revolucionare të Iranit në atentatin jashtë shtëpisë së tij në Teheran

May 26, 2022
1 minut lexim

Izraeli i ka thënë Shteteve të Bashkuara se është përgjegjës për vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare të Iranit në një atentat të javës së shkuar në Teheran, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Kolonel Saiad Khodai u vra të dielën nga sulmues në motoçikletë teksa ishte ulur në makinën jashtë shtëpisë së tij në Teheran.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është zotuar të hakmerret për atentatin ndërsa Garda revolucionare bëri me faj “elemente të arrogancës globale”, duke iu referuar SHBA dhe aleatëve të saj si Izraeli.

Dje e përditshmja amerikane New York Times shkruante bazuar në komunikimet e inteligjencës se Izraelit ka njoftuar SHBA, se është përgjegjës për vrasjen.

“Burimi” që kishte folur me gazetën në kushte anonimati tha se Izraeli i kishte thënë SHBA se vrasja ishte një tentativë paralajmërimi që Irani të ndalojë operacionet e fshehta të krahut të jashtëm të Gardës Revolucionare.

Mediat iraniane e përshkruanin Khodai si anëtar të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare.

Më herët ishte raportuar se koloneli ishte i njohur në Siri, ku Irani ka mbështetur qeverinë e atjeshme gjatë luftës 11-vjeçare.

Mijëra njerëz morën pjesë të martën në funeralin e zyrtarit të vrarë në Teheran.

Vrasja e Khodai vjen në një kohë negocjatash mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që sipas raportimeve janë pezulluar prej muajit të shkuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Organizimi i mbrëmjeve muzikore, SPB Tetovë: Do të ketë gjoba për zhurmën e lartë

Story i radhës

Kate Moss dëshmon në gjyq: Është e vërtetë që Johnny Depp e hodhi nga shkallët?

Të fundit nga

ShkoLartë