izraeli urdheron evakuime paralajmeron sulme te reja ne jug te libanit 69ff52ed75249

Izraeli urdhëron evakuime, paralajmëron sulme të reja në jug të Libanit

May 9, 2026
1 minut lexim

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se gjashtë fshatrave në jug të Libanit që të evakuohen menjëherë këtë të shtunë, përpara sulmeve të pritshme kundër Hezbollahut, pavarësisht armëpushimit me Libanin që synon ndalimin e luftimeve.



“Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga organizata terroriste Hezbollah, IDF është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj”, shkroi në X zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, duke listuar nëntë fshatra.

“Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë tuaja dhe të qëndroni larg fshatrave dhe qyteteve në një distancë jo më pak se 1,000 metra, drejt zonave të hapura”, shtoi ai.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që prej mesit të prillit, forcat izraelite dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë, kryesisht në jug të Libanit.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake në Izrael, si hakmarrje për një sulm të fundit ndaj Bejrutit dhe goditjet e vazhdueshme në jug. Autoritetet libaneze raportuan se 11 persona u vranë nga sulmet izraelite në jug të vendit gjatë së premtes.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cmimet e banesave ne rmv jane joreale dhe cdo dite po thyejne rekorde 69ff40f057f9e
Lajmi i mëparshëm

Çmimet e banesave në RMV janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde

haxhiu kosova e ka te qarte destinacionin euroatlantik 69ff53ddcd9e8
Lajmi i radhës

Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik

Të fundit nga

ShkoLartë