Izraeli urdhëron evakuime në Rripin e Gazës

November 8, 2024
1 minut lexim

Forcat izraelite kanë intensifikuar bombardimet në Rripin e Gazës dhe kanë urdhëruar evakuime të reja të civilëve të cilët më nuk kanë vend të sigurt brenda territorit. Po ashtu njoftohet edhe për bombardime të reja brenda Libanit.

Forcat Izraelite po vazhdojnë me operacionet e tyre të drejtuara kundër Hamasit dhe Hezbollahut në rripin e gazës dhe Liban.

Sipas raporteve nga rripi i gazës, gjatë 24 orëve të kaluara, aviacioni izraelit ka intensifikuar bombardimet në pjesët e ndryshme të territorit. Më vdekjeprurësi ka qenë sulmi në një shkollë në kampin e refugjatëve Shati, ku ishin strehuar qindra civil- autoritetet në gaza thonë se si pasojë e goditjes së shkollës janë vrarë së paku 12 dhe janë plagosur mbi 50 persona përderisa druhet se nën rrënoja ka edhe viktima të tjera.

Njëkohësisht, forcat mbrojtëse të izraelit intensifikuan sulmet në Beit Lahya dhe kanë dërguar tanke drejtë qytetit ku besohet që ende ka prezencë të Hamasit.

Izraeli gjithashtu urdhëroi banorët e Beit Lahya-s të largohen nga qyteti për të shmangur rrezikun nga granatimet dhe luftimet . Gjithashtu janë urdhëruar evakuime të civilëve nga pjesa veriore e qytetit të gazës si dhe kampit të refugjatëve Shati duke nxitur kështu një valë të civilëve të zhvendosur të cilët më nuk mund të gjejnë vend të sigurt brenda rripit të gazës.

Ndërkohë, nga Libani, është raportuar për bombardime të reja në gati të gjitha rajonet e vendit si edhe në kryeqytetin Bejrut burimet e ndryshme thonë se si pasojë e sulmeve izraelite gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë më shumë se 40 dhe janë plagosur mbi 70 persona.

Sipas zyrtarëve libanez,m deri me tani, si pasojë e bombardimeve të izraelit janë vrarë më shumë se 100 persona dhe janë plagosur rreth 14 mijë, shumica dërrmuese prej tyre civil. Por, Tel Avivi zyrtar vazhdon të insiston se është duke ndërmarrë masa për të shmangur vdekjet e civilëve dhe shton se forcat Izraelite shënjestrojnë vetëm caqe ushtarake.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Burimi tregon ngjarjet që i kishin ndodhur në kohën kur abuzonte me alkoolin

Story i radhës

Atmosferë festive në shtëpi, pas darkës së nominuarve!

Të fundit nga

ShkoLartë