Izraeli thotë se ka goditur infrastrukturën e Hamasit

September 14, 2024
1 minut lexim

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur objektet e Hamasit, të cilat janë shfrytëzuar për të kryer sulme dhe prodhuar armë pranë një shkolle në Gaza.

Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën dy ndërtesa në lagjen Sheikh Radwan pranë një shkolle që përdoret si strehë për palestinezët e zhvendosur.

Ushtria pretendon se ndërtesat janë përdorur nga operativët e Hamasit për sulme të ndryshme dhe prodhimin e armëve.

IDF mohon raportet palestineze se objektivi i sulmit ishte një fabrikë karburanti në zonë, pranë shkollës Dar al-Arqam.

Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi raportoi se pesë persona u vranë në sulm.

Ndryshe, prej 7 tetorit të vitit 2023, mbi 40 mijë palestinezë dhe 1478 izraelitë janë raportuar si të vrarë në luftën Izrael-Hamas. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Saranda Imeri Stafai: VLEN MBULON TURPIN E BDI -së

Story i radhës

Qytetarët të hënën mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

Të fundit nga

Theo Hernandez në dilemë

Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze”
sqmken
ShkoLartë