qytetaret te henen mund te udhetojne pa pagese me autobuset e trafikut urban ne prishtine 66e58d2e438a1

Qytetarët të hënën mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

September 14, 2024
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe biçikletat publike pa pagesë, por pasi të regjistrohen në aplikacion, me vlerën prej 5 eurosh.

“Të nderuar qytetarë, të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë.

Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës” – thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

izraeli thote se ka goditur infrastrukturen e hamasit 66e58ad18b9fa
Story i mëparshëm

Izraeli thotë se ka goditur infrastrukturën e Hamasit

manchester utd i kthehet fitoreve vendasit deshtojne nga penalltia 66e58f4622f09
Story i radhës

Manchester Utd i kthehet fitoreve, vendasit dështojnë nga penalltia 

Të fundit nga

ShkoLartë