Izraeli në alarm: Qytetarë, mos shkoni në Turqi

May 30, 2022
1 minut lexim

Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet iraniane për hakmarrje për vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare javën e kaluar, sipas mediave të huaja.

Teherani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Hassan Sayyid Hodai, i cili u qëllua për vdekje nga dy persona ndërsa ai ishte brenda makinës së tij. Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite tha në një deklaratë se Teherani ka të ngjarë të kërkojë të shënjestrojë izraelitët në Turqi, duke e cilësuar këtë të fundit një vend me rrezik të lartë.

Turqia është një destinacion popullor turistik për izraelitët dhe të dy vendet po rindërtojnë marrëdhëniet e tyre pas më shumë se një dekade tensionesh.

Rikujtojmë se Izraeli ka akuzuar Honda-n për komplot për të sulmuar qytetarët e saj në mbarë botën. Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili mbikëqyr shërbimin e inteligjencës Mossad, ka refuzuar të flasë në lidhje me vrasjen, por Bennett tha se Teherani do të paguajë çmimin për nxitjen e sulmeve ndaj Izraelit. /abcnews.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Para ndeshjes me Qipron, lojtarët e Kosovës stërviten sërish në “Fadil Vokrri”

Story i radhës

Helikopterët do të vijnë për të shuar zjarrin në Tetovë, nxënësit lëshohen në shtëpitë

Të fundit nga

ShkoLartë