Qeveria izraelite, me synim të forcimit të ndikimit të saj mbi Kudsin Lindor të pushtuar, zbuloi planin e saj buxhetor për pesë vitet e ardhshme, raporton Anadolu.
Sipas një deklarate të lëshuar të dielën nga qeveria izraelite, një buxhet prej 3,2 miliardë shekelësh izraelitë (843 milionë dollarë) është caktuar për investime në Kudisn Lindor midis 2024 dhe 2028.
Në deklaratë thuhet se objektivi i kësaj nisme është të trajtojë pabarazinë sociale dhe të promovojë zhvillimin ekonomik në Kudsin Lindor.
Lidhur me planin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “vendimi do të ndryshojë pamjen e Kudsit”.
Do të kontribuojë në rritjen e numrit të atyre që marrin një diplomë të shkollës së mesme, shtoi Netanyahu.
Në shkollat në Kudsit Lindor mësohet kurrikula palestineze, e quajtur tawjihi, pas së cilës nxënësit marrin diplomë të shkollës së mesme. Megjithatë, Izraeli dëshiron që nxënësit të mësojnë sipas programit mësimor izraelit.
Palestinezët që jetojnë në Kudsin Lindor të pushtuar u janë kundërvënë përpjekjeve izraelite për ndryshimin e kurrikulës, pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë.