izraeli bombardon bazen e hezbollahut ne bejrut eliminuam numrin 2 te organizates 692381c6addff

Izraeli bombardon bazën e Hezbollahut në Bejrut: Eliminuam numrin 2 të organizatës

November 23, 2025
1 minut lexim

Hezbollahu konfirmoi sot se një “fytyrë e rezistencës” kundër Izraelit u vu në shënjestër në një sulm të synuar izraelit në fortesën e tij në periferitë jugore të Bejrutit, pa specifikuar identitetin ose gjendjen e tij shëndetësore.

“Një nga vëllezërit një fytyrë e rezistencës”, u vu në shënjestër, tha Mahmoud Komati, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, nga zona ku ndodhi sulmi, duke shtuar se “rezultatet nuk dihen”. Ai akuzoi Izraelin, i cili konfirmoi se kishte sulmuar shefin ushtarak të Hamasit, për “shkelje të një vije tjetër të kuqe”.

Nga ana e tij, Presidenti libanez Joseph Aoun i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare të “ndërhyjë me vendosmëri” për të ndaluar sulmet e Izraelit.

Në një njoftim për shtyp, kreu i shtetit libanez i bëri thirrje “bashkësisë ndërkombëtare të marrë përgjegjësitë e saj dhe të ndërhyjë seriozisht dhe me vendosmëri për t’i dhënë fund sulmeve kundër Libanit”.

Shënjestra ishte “numri 2” i Hezbollahut

Më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se shënjestra e sulmit ajror izraelit në Bejrutin jugor ishte Haitham Ali Tabatabai, shefi de facto i shtabit të Hezbollahut dhe i dyti në komandë pas Sekretarit të Përgjithshëm Naim Qassem.

Sipas deklaratës zyrtare nga zyra e kryeministrit, “IDF goditi së fundmi, në zemër të Bejrutit, shefin e shtabit të Hezbollahut, i cili po drejtonte përpjekjet ushtarake të organizatës për përforcime”.

Deklarata shtoi se Netanyahu urdhëroi sulmin me rekomandimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

video vijojne reshjet e debores ne fushe studen ne disa zona bora deri ne 20 cm 69237fa3ace48
Lajmi i mëparshëm

Video/ Vijojnë reshjet e dëborës në Fushë Studën, në disa zona bora deri në 20 cm

europa me nje propozim per paqen ne ukraine perballe 28 pikave te planit amerikan 692386048f924
Lajmi i radhës

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë