Izet Mexhiti: RMV e fundit në rajon me rritje ekonomike

-ads3-

Se kjo qeveri ka ZERO vizion për zhvillim ekonomik, tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon.

Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqiperia 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind.

Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë i fundit me vetëm1.8 për qind rritje, që na bën ne qytetarë më të varfër në rajon, ndërsa Shqiptarët e Maqedonisë, me standard jetese më të ulët se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe më e zymtë paraqitet e ardhmja, ku parashikimet duke pasur parasysh parametrat e inflacionit, zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut edhe më tej shkon në minus, dhe pritet varfërim edhe më i madh.

Si politikan dhe si parti opozitare shqiptare, e kemi edhe më të vështirë për të ‘përbirë’ këtë rezultat katastrofik ekonomik, kur e kemi parasysh se gjithë ekipi ekonomik në qeveri janë shqiptarë.

Edhe për vitin që vjen projekcionet janë se RMV do të jetë e fundit me zhvillim ekonomik në rajon, por ne Ju premtojmë se ky vit do të jetë i fundit që ky ekip dështakësh vëndojnë dorë mbi planifikimin ekonomik të vendit.

Story i mëparshëm

Blerando: Gania m’u ka dhimbtë mbrëmë, ai pisi iu afrua me çokollatë

Story i radhës

Nipi i Luan Krasniqit, i papërmbajtshëm në ring

Të fundit nga