Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot do të prezantojë para të rinjve platformën “Rinia për Çairin”.
Ngjarja do të mbahet sot në ora 14:15, në ambientet e Doku-s në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Sipas paralajmërimit, “Rinia për Çairin” synon të krijojë një urë bashkëpunimi mes të rinjve, qytetarëve dhe institucioneve, duke ofruar hapësirë për ide, propozime dhe nisma konkrete që lidhen me zhvillimin e komunës.


