Izet Mexhiti formon parti të re politike

July 17, 2023
1 minut lexim

Të nderuar bashkëmendimtarë, përkrahës, qytetarë,

Nismë e një fillimi të ri!

Ne, pasiqë një kohe të gjatë në kontinuitet dhe në mënyrë konzistente, të palëkundur, kemi ngritur zërin e arsyes në organet partiake por edhe në opinion për konstatimin se BDI është shkëputur nga realiteti dhe nga baza prej ku e merr mandatin, ku vendimmarrja politike është bërë pronë individuale, në mungesë totale të demokracisë së brendshme, debatit dhe konsultimeve brendapartiake, në mungesë totale të llogaridhënies për punën e Qeverisë dhe programit politik të partisë, mosfunksionimit të jetës organizative të BDI-së, ngulfatjes të mendimit ndryshe, revanshimit politik ndaj të gjithë atyre që ngritën zërin kundër, ndaj të gjithë atyre që nuk u pajtuan asnjëherë me Ballkanin e hapur, pasiqë me dy këmbë u shkel statuti i partisë dhe u injorua vullneti i strukturës gjatë zgjedhjeve të brendshme partiake ku kryetarët e degëve u imponuan dhe emëruan nga “lartë” si në komunizëm dhe nuk u zgjodhën nga baza, ne sot duam të informojmë opinionin e gjërë se nga dita e sotme po nisim një fillim të ri.

Në konsultë të gjërë me aktivistët të cilat na kanë përkrahur për më shumë se 20 vite, por edhe duke e dëgjuar me vigjilencë zërin e qytetarit të pavarur, intelektualëve, afaristëve, sektorit civil, sportistëve, njerëzve të kulturës, individë që edhe na kanë kritikuar kur ka qenë nevoja, të cilët zëshëm flasin për të gjitha pakënaqësitë dhe problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet qytetari shqiptar në RMV, ne që nga sot fillojmë përgatitjet për një Lëvizje të re politike në vend, e cila në esencën e vet do ta ketë demokracinë e brendshme dhe avancimin e të drejtave dhe statusit të shqiptarëve.

Për ta realizuar këtë do të na duhet mbështetja e gjithë profesionistëve, të rinjve, vullnetarëve, përkrahësve të sinqertë, prandaj ju ftojmë të na bashkangjiteni për tu bërë pjesë në këtë kapitull të ri të politikbërjes në RMV.

Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Zoti na ndihmoftë!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plagosi me gërshërë një 24-vjeçar, arrestohet autori në Mallakastër

Story i radhës

Ahmeti mirëpriti sot në takim përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë

Të fundit nga

ShkoLartë