Ivanovska: Vitin e kaluar KSHPK ka iniciuar procedurë për 710 zyrtarë që nuk kanë dorëzuar pyetësor

October 27, 2022
1 minut lexim

Komisioni për Antikorrupsion ka autoritetin për të regjistruar personat e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët janë të detyruar të paraqesin një pyetësor. Ky regjistër duhet të plotësohet me të dhënat e dorëzuara nga menaxherët në institucionet dhe organet që i bëjnë zgjedhjet, në afat prej 15 ditësh nga data e zgjedhjes, tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në përgjigje të pyetjes së deputetit Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM për aferën “Pronat Sekrete”.

“Kryeministrit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe zv. kryeministrit i është theksuar disa herë që të gjithë ata që emërohen nga Qeveria të informojnë KSHPK-në dhe të plotësojmë regjistrin. Kjo nuk ndodh, ndërveprueshmëria nuk funksionon”, thotë Ivanovska.

Ajo tha se vitin e kaluar kur ka pasur më shumë shkarkime dhe emërime, KSHPK-ja ka ndërmarrë aksion dhe më pas kanë dalë 710 zyrtarë që nuk kanë dorëzuar pyetësor dhe se për të gjithë janë nisur procedurat, rreth 400 janë përfunduar, ndërsa për pjesën tjetër është ende në vazhdim.

“Mbledhja e informacionit dhe e të dhënave është manuale, shkon ngadalë. Duhet të keni parasysh të gjitha këto parakushte që ndikojnë në funksionimin e Komisionit. Kontrollimi i gjendjes pasurore bëhet sipas planit vjetor, në përputhje me ligjin, pas dorëzimit të raporteve me vetiniciativë”, tha Ivanovska.

Për këtë vit, shtoi ajo, kemi 54 të zgjedhur të cilët janë pjesë e planit tonë vjetor, duke përfshirë deputetë, drejtorë dhe kryetarë komunash.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Denoncime për bomba në nëntë shkolla në Shkup, ekipet antiterroriste janë në teren

Story i radhës

Vazhdojnë paraqitjet për vendosje bombë, sot janë kërcënuar 9 shkolla të mesme të Shkupit

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë