ivanovska prononcohet per tv21 nese antikorrupsioni do te hape procedure per automjetin e padeklaruar te grubit 64bd31ed291d7

Ivanovska prononcohet për TV21 nëse Antikorrupsioni do të hapë procedurë për automjetin e padeklaruar të Grubit

July 23, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Komisionit (KSHPK), Biljana Ivanovska është përgjigjur për TV21 nëse Antikorrupsioni do të hapë procedurë në lidhje me veturën e padeklaruar “Audi A6” të zëvendëskryeministrit Artan Grubi që u dogj mëngjesin e djeshëm para banesë së tij. Ivanovska u përgjigj se me ligjet aktuale në fuqi nuk mund ta hapë procedurë, pasi automjeti është në pronësi të dikujt tjetër. Ajo apeloi se duhet të ndryshohet ligji aktual për origjinë e pronësisë, në të kundërt nuk mund të veprojnë.

“Sipas këtyre ligjeve aktuale është e pamundur. Edhe një herë theksoj se është e nevojshme të miratohet Ligji për Origjinën e Pasurisë, i cili do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe do të vendosë obligim për deklarimin e pasurisë, por edhe burimin e mjeteve me të cilat e kanë blerë pronën”, tha Ivanovska për TV21.

Paraprakisht, PTHP-ja tha për TV21 se autoritetet janë duke monitoruar gjendjen pasurore të personave të përzgjedhur dhe të emëruar dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit në fjalë.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

sulmuesi holandez prezantohet ne angli 64bd2c47de940
Story i mëparshëm

Sulmuesi holandez prezantohet në Angli

greqi evakuohen rreth 19 mije njerez per shkak te zjarreve ne ishullin rodos 64bd32da18a6d
Story i radhës

Greqi, evakuohen rreth 19 mijë njerëz për shkak të zjarreve në ishullin Rodos

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë